• Tue. Oct 14th, 2025

Gërvalla kërkon lirimin urgjent të ish-pjesëtarit të Njësisë Speciale të arrestuar në Serbi!

Bykfvanews

Jun 9, 2025

 

 

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka reaguar pas arrestimit të ish-pjesëtarit të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, Arbnor Spahiu, nga autoritetet serbe.

Në një deklaratë për media, Gërvalla tha se janë ndërmarrë veprimet e nevojshme diplomatike dhe se misionet e huaja në Kosovë dhe në Beograd janë informuar për rastin.

“Kemi informuar edhe në Kosovë edhe në Beograd misionet e huaja diplomatike, kemi kërkuar ndihmën e tyre, kemi kërkuar qartësi dhe shpresojmë që çështja, mundësisht sot, të qartësohet – pra ai të mos mbahet fare për 48 orë”, tha Gërvalla.

Ajo gjithashtu u bëri thirrje qytetarëve të Kosovës që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë kalimit tranzit përmes territorit të Serbisë, duke rikujtuar rrezikun që u kanoset atyre që mund të jenë në shënjestër të autoriteteve serbe për shkak të së kaluarës së tyre profesionale apo kombëtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *