• Tue. Oct 14th, 2025

Një ëndërr e thyerrë në ‘Arbën Xhaferi’: Ky është i riu që shu në heshtje!

Bykfvanews

Jun 8, 2025

 

]Ka vdekur në rrethana tragjike i riu nga Pozherani, Ideal Halabaku, shkruan Gazeta KFVA.

Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar kryetari i Vitisë, Sokol Haliti.

“Me dhimbje të thellë pranova lajmin për vdekjen tragjike të të riut Ideal Halabaku, i cili u nda nga jeta në mënyrë të parakohshme dhe të dhimbshme, duke lënë pas pikëllim të madh tek familja, miqtë dhe te e gjithë shoqëria jonë”, shkruan Haliti në Facbook.

“Në emrin tim personal dhe në emër të Komunës së Vitisë, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Halabaku, të afërmve, shokëve dhe të gjithë atyre që e njohën Idealin”.

“Humbja e një jete të re është gjithmonë e rëndë, por kujtimi për Idealin do të mbetet i gjallë tek të gjithë ata që e njohën si djalë shembullor, i dashur dhe plot jetë”.

Halabaku, sipas raportimeve të para dyshohet se ka rënë lartësia e urës “Arbër Xhaferi”, pas një vetaksidenti.

Policia ende s’i ka konfirmuar rrethanat e vdekjes së të riut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *