• Mon. Oct 13th, 2025

Moti për ditën e sotme: Temperaturat deri në 34°C

Bykfvanews

Jun 5, 2025

 

 

Të enjten parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell në orët e mëngjesit, ndërsa gjatë orëve të pasditës dhe mbrëmjes, pritet të ketë zhvillime konvektive të vranësirave me karakter lokal, duke gjeneruar rrebeshe lokale shiu, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh.

Reshjet më të përqëndruara parashihen kryesisht në zonën jugore, juglindore dhe lindore.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila në momente të caktuara pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 15-50 km/h, njofton MeteoKosova, përcjell Gazeta Sinjali.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 14 deri në 17°C, ndërsa ato maksimale prej 29 deri në 34°C.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *