• Sun. Oct 12th, 2025

FSK pjesë e ‘Defender 2025’: Shqipëria e quan garanci për siguri rajonale!

Bykfvanews

May 28, 2025

 

 

Forca Ajrore Shqiptare është angazhuar në stërvitjen ndërkombëtare “Defender Europe 25”. Për këtë këtë stërvitje Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë tha se forca është duke luajtur një rol kyç në ndërtimin e një force shumëkombëshe të aftë për të vepruar në mjedise komplekse operacionale.

“Për herë të parë në një stërvitje të tillë është përfshirë detashmenti i mjeteve ajrore pa pilot në këtë nivel.

– Nga kërkim-shpëtimi me helikopterët Cougar dhe Blackhawk të Bazës Ajrore Farkë, deri te mbështetja e operacioneve tokësore dhe gatishmëria për evakuime mjekësore MEDEVAC/CASEVAC”, tha ministria.

Ministria e Mbrojtjes shtoi se bashkëpunimi rajonal dhe koordinimi me institucione civile si Albcontrol dhe partnerë ndërkombëtarë si FSK në Kosovë, e bën këtë stërvitje një hap të rëndësishëm për rritjen e sigurisë dhe gatishmërisë në rajon.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *