• Sun. Oct 12th, 2025

Përfundon bastisja e Prokurorisë Speciale në AUV, sekuestrohen dokumente

Bykfvanews

May 28, 2025

 

 

Ka përfunduar bastisja e Prokurorisë Speciale në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë pas raportimit të Periskopit lidhur me fabrikën e mbetjeve shtazore.

Sic merr vesh Periskopi nga burime të sigurta, gjatë bastisjes janë sekuestruar disa dokumente, si dhe janë marr me Shkelzen Morina i cili është drejtor i Drejtorisë së AUV’it, dhe ish drejtor i vlerësimeve për shpronësime në Ministrinë e Financave, si dhe me Saranda Ahmetajn.

Kujtojmë që dje në Prokurorinë Speciale janë intervistuar, deputeti dhe ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, në cilësi të të pandehurit, po ashtu edhe Drejtori Ekzekutiv i Agjencionit të Ushqimit dhe Veterinarisë, Bekim Hoxha.

Fabrika për përpunimin e mbetjeve shtazore që i ka kushtuar shtetit mbi 8 milionë euro i është dhënë për shfrytëzim në mënyrë të dyshimtë një operatori ekonomik, i cili kishte hapur kompaninë pesë ditë pasi AUV-i kishte shpallur tenderin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *