• Fri. Nov 21st, 2025

Trump sfidon Kongresin: “Buxheti ushtarak 1 trilionë dollarë është i paprekshëm”

May 24, 2025

 

 

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, gjatë ceremonisë së diplomimit në West Point, bëri të qartë se nuk ka në plan të shkurtojë buxhetin ushtarak të vendit, i cili arrin në 1 trilion dollarë, shkruan Gazeta KFV.

Ai tha: “Ne sapo morëm një buxhet ushtarak prej 1 trilion dollarësh. Disa njerëz më pyetën nëse mund ta shkurtonim, dhe unë u përgjigja ‘Jo, nuk po shkurtoj 10 cent’”.

Trump shtoi gjithashtu se, megjithëse nuk do të prekët buxheti i mbrojtjes, “ka mundësi për të bërë kursime në fusha të tjera“.

Duke folur për ndryshimet në mënyrën e zhvillimit të luftërave moderne, ai përmendi teknologjinë e dronëve.

Ata kanë prezantuar një gjë të quajtur dron. Ushtarët duhet të mësojnë një formë krejt të re lufte“.