• Fri. Nov 21st, 2025

Moti për sot, me reshje shiu

May 24, 2025

 

 

Sot parashikohet mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu, ku lokalisht mund të jenë intensive. Reshjet më të pakta pritet të jenë në zonat perëndimore, veriperëndimore dhe veriore, ndërsa më të theksuara në jug, juglindje dhe lindje.

Era do të fryjë kryesisht nga veriu dhe verilindja, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-40 km/h, raporton MeteoKosova, përcjell Gazeta Sinjali.

Temperaturat do të pësojnë ulje drastike, me minimale që do të lëvizin prej 8 deri në 12°C, ndërsa ato maksimale prej 10 deri në 14°C.