• Fri. Nov 21st, 2025

I rrethuar nga 6 truproja, Kurti arrin në Kuvend për seancën e 20-të, qytetarët pranë protestojnë

May 23, 2025

 

 

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka mbërritur sot në Kuvendin e Kosovës për të marrë pjesë në seancën e 20-të me radhë, i shoqëruar nga gjashtë truproja sigurie.

Ndërkohë, para godinës së Kuvendit, qytetarë dhe aktivistë po protestojnë për të drejtat e fëmijëve.

Protesta është organizuar nga Koalicioni i Organizatave për Mbrojtjen e Fëmijëve (KOMF), i cili ka ngritur zërin për rëndësinë e mirëqenies së fëmijëve në vend. Motoja e protestës: “Karriget tuaja nuk vlejnë më shumë se jeta dhe mirëqenia e fëmijëve”.