• Fri. Nov 21st, 2025

Protesta e punëtorëve të “Pastrimit”, reagon Komuna e Prishtinës: Po keqpërdoren nga menaxhmeti për qëllime politike

May 22, 2025

 

 

Komuna e Prishtinë ka reaguar pasi punëtorët e Kompanisë rajonale të mbeturinave “Pastrimi”, kanë nisur grevën e para ndërtesës së këtij institucioni, raporton KFVA.

Përmes një reagimi, Komuna e Prishtinës e ka cilësuar protestën si ‘të panevojshme’ dhe është ‘keqpërdorim i punëtorëve për qëllime politike nga menaxhmenti”.

Postimi i plotë:

Ka kohë që Kryeqyteti është angazhuar për zgjidhjen e situatës së krijuar me mbeturinat.

Prandaj, përderisa Kryeqyteti, është duke bërë gjithcka për tejkalimin e kësaj gjendje konsiderojmë se grumbullimi i punëtorëve të KRM “Pastrimi” para objektit të Komunës është i panevojshëm. Keqpërdorimi i tyre për qëllime politike nga menaxhmenti është i papranueshëm dhe nuk duhet të vazhdojë.

Siç ju kemi njoftuar, Kryeqyteti ka nënshkruar kontratën me Kompaninë Regjionale të Pastrimit, në vlerë prej 1.5 milion euro, për mirëmbajtjen dhe pastrimin e hapësirave publike në qytet.

Presim nënshkrimin e kësaj kontrate edhe nga Kompania Regjionale “Pastrimi”, me qëllim që punëtorët t’i kthehen punës dhe angazhimit të tyre në Kryeqytet.