Një paralajmërim serioz e tha raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras.
Ka të bëjë me një fushatë, që ish-gjenerali i Ushtrisë së Estonisë, planifikon të nisë në raport me Sllovakinë, Spanjën, Greqinë, Rumaninë dhe Qipron.Këto pesë shtete anëtare të BE-së nuk e njohin shtetësinë e Republikës kosovare, andaj Terras do tentojë të ua ndërrojë qëndrimin.
Në raport me Bashkimin Evropian, Kosova ka Marrëveshjen për Stabilizim Asociim, kurse ka ngecje të mëdha rreth marrjes së statusit të vendit kandidat.
Për këtë, aplikimi u bë në dhjetor 2022, por nga atëherë nuk ka asnjë lëvizje nga Brukseli.
Kosovën shtet të pavarur e sovran e kanë njohur deri tani 119 shtete. E fundit njohje erdhi më 13 prill nga Sudani.
