• Fri. Nov 21st, 2025

Rrëzohet i kërkuari i rrezikshëm: Policia e Kosovës kap vrasësin që sfidoi drejtësinë ndërkombëtare!

May 21, 2025

 

 

Është arrestuar nga Policia e Kosovës Isak Musli, i kërkuar me urdhër ndërkombëtar nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut për vrasje të rëndë, shkruan Gazeta dhe Agjencia e lajmeve KFVA.

Nga Maqedonia e Veriut kanë bërë të ditur se tashmë kanë pranuar njoftimin nga autoritetet e Kosovës për arrestimin e të kërkuarit nga Policia e këtij shteti.

Isak Musli është arrestuar sot dhe autoritetet e Maqedonisë së Veriut do të kërkojnë ekstradimin e tij brenda një afati të shpejtë./KFVA/