Ekspertët meteorologë paralajmërojnë se një tornado e shkurtër mund të godasë pjesë të Juglindjes së Anglisë të mërkurën, ndërsa rajoni përballet me shira të rrëmbyeshëm, bubullima dhe breshër.
Meteorologu Alex Burkill tha se nuk përjashtohet mundësia e formimit të një reje të vogël me potencial për tornado, sidomos në kushtet aktuale atmosferike.
Këto zhvillime meteorologjike vijnë pas një fillimi jashtëzakonisht të thatë të pranverës, më i thati në pothuajse 60 vjet.
Ndërkohë, pjesët veriore të vendit po shijojnë mot të mirë dhe me diell, ndërsa në jug parashikohen reshje të mëtejshme gjatë ditës.
