BE ka vendosur që të japë 100 milionë euro për të ndihmuar Radio Evropa e Lirë që të qëndrojë nën transmetim pasi SHBA-ja ka ngrirë financimin për atë.
Shefja e diplomacisë evropiane, Kaia Kalas, tha se ky është një financim afatshkurtër për këtë televizion.
Sipas Kalas, BE do të mbrojë gazetarinë e pavarur.
“Kjo shumë do të na lejojë të mbështesim punën kritike të Radios Evropa e Lirë. Ky është një financim afatshkurtër, emergjent, që shihet si një mbrojtje për gazetarinë e pavarur”, tha Kalas.
Radio Evropa e Lirë punëson mbi 1700 punëtorë. Administrata e Trump vendosi që të pezullojë financimin për disa televizione si pjesë e programit të fushatës për të ulur shpenzimet qeveritare.
