• Fri. Nov 21st, 2025

Kurti pyetet për raportin e “Reporterëve pa kufij”, sulmon analistët dhe opinionistët: E kanë mbytur gazetarinë

May 20, 2025
Screenshot

 

 

Kryeministri në detyrë dhe lideri i VV’së, Albin Kurti gjatë intervistës në RTK u pyet për indeksin e mediave në raportin e “Reporterëve pa kufij”, ku u shpreh se analistët dhe opinionistët e kanë mbytur gazetarinë, shkruan KFVA.

Teksa bëri këtë deklaratë Kurti po numëronte “arritjet” në qeverisjen e tij, derisa shtojë se indeksin e lirisë së mediave duhet ta përmirësojnë vetë mediat.

“… Nuk mund te them se mediat jane më mire. Raporti nuk është real sepse është bazuar në një ose dy informues. Edhe mediat duhet të punojnë për ta përmirësuar…Analistët dhe opinionistët, e kanë mbytur gazetarinë…Do të duhej të ketë debat për median më shumë.”, tha Kurti.