Kryetari i NISMA Fatmir Limaj ka kërkuar para nisjes së seancës një marrëveshje politke mes subjekteve politike në mënyrë që të tejkalohet ngërçi politike.
Sipas tij duhet lënë anash secili egot personal e politike dhe të gjendet një zgjidhje.
“Kjo situatë e pakuptimutë duhet të marrë fund partitë politike duhet të ulen dhe të gjejnë një zgjidhje, na presin shumë punën shumë telashe që gjashtë muaj nuk kemi një qeveri efektive… Të fillohet përmbushja e mandatit që kanë dhënë qytetarë”, tha Limaj ndër të tjera.
