• Fri. Nov 21st, 2025

Memli Krasniqi: VV kërkoi të mblidhemi një herë në javë, e jo çdo dy ditë – kjo është shkelje e rregullores së Kuvendit

May 17, 2025

 

 

Kreu i PDK’së, Memli Krasniqi, pas seancës së 17-të për konstituimin e Kuvendit ka bërë të ditur se ftesa e Avni Deharit për t’u konsultuar me përfaqësues të partive politike pak para nisjes së seancës kishte një kërkesë që bënte shkelje të Kuvendit, 

Krasniqi njoftoi se Dehari iu ka kërkuar partive politike që seancat të mos mbahen çdo dy ditë, po të mblidhen një herë në javë.

“Sot patëm edhe një zhvillim vërtetë të papranueshëm. Deputetët e partisë së VV erdhën 45 min më vonë në sallë. Në konsultim me Deharin, na u kërkua që të mblidhemi njëherë në javë, e jo çdo dy ditë. Kjo është shkelje e rregullores së Kuvendit”, tha Krasniqi.