Lëvizja Vetëvendosje ka dështuar edhe në seancën e sotme që të ndryshojë formën e votimit për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit në formë të fshehtë, shkruan Gazeta dhe Agjencia e Lajmeve KFVA.
Partitë sërish janë deklaruar kundër dhe nuk kanë propozuar anëtarë për Komision.
Pas dështimit të votimit të Komisionit, Kryesuesi Avni Dehari e ka ndërprerë seancën.
“53 deputetë kanë votuar për, një kundër, asnjë abstenim. Shihemi më 19 maj, në orën 10:30”, tha Dehari.
