• Fri. Nov 21st, 2025

Osmani takohet me Kallas në Tiranë: Është koha që BE t’i përgjigjet Kosovës me guxim, qartësi dhe vendosmëri

May 16, 2025

 

 

Presidentja Vjosa Osmani është takuar me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Kaja Kallas, në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian të mbajtur në Tiranë.

Ajo thotë se Kosova është e gatshme për hapin e radhës drejt Bashkimit Evropian, derisa shtoi se ka ardhur koha që BE t’i përgjigjet këtij momenti me guxim, qartësi dhe vendosmëri, transmeton KFVA.

“Kënaqësi të takohem me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Kaja Kallas, një mbështetëse e kahmotshme për një Evropë të sigurt e të bashkuar. Duke qenë se gjatë vizitës së saj javën e ardhshme në Kosovë do të jem në një vizitë shtetërore të paracaktuar jashtë vendit, takimin e realizuam në Tiranë”, ka shkruar Osmani në Facebook.

“Kosova është e gatshme për hapin e radhës në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian. Është koha që BE t’i përgjigjet këtij momenti me guxim, qartësi dhe vendosmëri, tipare këto që e karakteriojnë lidershipin e Përfaqësueses së Lartë Kallas”.

Postimi i plotë: