• Fri. Nov 21st, 2025

Kur mbeturinat bëhen pjesë e pamjes së përditshme!

May 16, 2025

 

 

Pavarësisht deklarimeve nga Komuna e Prishtinës se ka marrë masa për menaxhimin e situatës me mbeturina, disa lagje të kryeqytetit vazhdojnë të përballen me grumbuj të mëdhenj të mbeturinave.

Kjo situatë është përkeqësuar pas ndërprerjes së shërbimeve nga ndërmarrja publike “Pastrimi”, e cila ka ndalur operimin për shkak të krizës financiare, transmeton Telegrafi.

Banorët shprehen të shqetësuar për pasojat në shëndetin publik dhe mjedis.

“Pastrimi” ndërpret grumbullimin e mbeturinave në Prishtinë

Lexo po ashtu“Pastrimi” ndërpret grumbullimin e mbeturinave në Prishtinë

Ndryshe, për shkak të krizës financiare të shkaktuar nga mos pagesa e borxheve nga ana e qytetarëve Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastrimi” ka njoftuar se është detyruar të ndërpresë grumbullimin e mbeturinave.

Në njoftimin e Kompania Rajonale e Mbeturinave PASTRIMI SH.A. thuhet se “për shkak të mospagesës së borxhit nga Komuna e Prishtinës në vlerë prej 2.7 milionë euro, është e detyruar të ndërpresë ofrimin e shërbimit të grumbullimit të mbeturinave në territorin e Komunës së Prishtinës”. /Telegrafi/