• Fri. Nov 21st, 2025

Osmani pret presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa

May 14, 2025

 

 

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në Presidencë presidentin e Këshillit Evropian, António Costa, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në vend. Vizita e Costës në Prishtinë vjen pas ndalesës së tij në Mal të Zi.

Pas takimit me Osmanin, dy liderët pritet të mbajnë një konferencë të përbashkët për media në orën 17:30.

Më pas, nga ora 18:40, Costa do të zhvillojë një takim edhe me kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti.