Kreu i mazhorancës, Edi Rama është zgjuar në selinë e Partisë Socialiste.
Rama ka publikuar në rrjetet sociale një foto nga ambientet e jashtme të selisë rozë, me pamje nga sheshi “Skënderbej”, teksa lind dielli.
“Çfarë agimi ky sot”, është mbishkrimi me të cilin Rama shoqëron imazhin e publikuar.
Nga numërimi i 1318 kutive brenda vendit, Partia Socialiste kryeson dukshëm me mbi 52% të votave duke lënë pas koalicionin Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore. /KFVA/

