• Fri. Nov 21st, 2025

Parashikimi i motit për ditën e sotme

May 11, 2025

 

 

Sot parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta në orët e mëngjesit, ndërsa gjatë ditës pritet shtim i vranësirave, duke gjenuar rrebeshe lokale shiu orëve të pasditës dhe mbrëmjes, të shoqëruara me disa shkarkesa rrufesh.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila në momente të caktuara, konkretisht në ato zona ku priten zhvillime të vranësirave, pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 17-55 km/h, raporton MeteoKosova, transmeton Gazeta KFVA.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 4 deri në 7°C, ndërsa ato maksimale prej 19 deri në 22°C.