• Fri. Nov 21st, 2025

Dimali ‘livadh’ Basha ia huqi, i kërkon falje Szalait të Reporterëve pa Kufij-dhe pastaj e sulmon organizatën përsëri

May 8, 2025

 

 

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka ‘sulmuar’ drejtuesin e zyrës së Reporterëve pa Kufij për Ballkanin Perëndimor, Pavol Szalai, duke iu referuar gabimisht si “hungarez”, e për këtë ai i ka kërkuar falje, shkruan Gazeta KFVA.


Në të nijetin shkrim që i ka kërkuar falje, për huqjen e origjinës së Pavol Szalai, deputeti Basha nuk është ndalur se sulmuari po këtë organizatë të Reporterëve pa Kufij për raportin e fundit në të cilin Kosova ka pësuar një rënie të madhe dhe në rajon renditet edhe më keq se Serbia.

Nuk është hera e parë që Basha sulmon në mënyra të ndryshme verbale gazetarët dhe mediat. /KFVA/