• Fri. Nov 21st, 2025

Notat e lojtarëve, PSG 2-1 Arsenal: Ruiz e Hakimi te parisienët, Raya te londinezët – më të mirët

May 7, 2025

 

 

Paris Saint-Germain ka kaluar në finale, aty ku do të përballet me Interin, pasi eliminoi Arsenalin me rezultat të përgjithshëm 3-1 nga Liga e Kampionëve. 

Ndeshja e zhvilluar në “Parkun e Princave” u mbyll me fitoren e PSG-së prej 2-1, me golat që u shënuan nga Fabian Ruiz dhe Achraf Hakimi, ndërsa për anglezët shënoi Bukayo Saka. 

Lojtari më i mirë i ndeshjes ishte David Raya i Arsenalit, që priti shumë gjuajtje dhe madje edhe penallti, duke u vlerësuar me notën 8.0. 

 

 

Te PSG më i miri ishte Ruiz me notën 7.8, duke u përcjellë nga Hakimi me 7.5 dhe Donnarumma me 7.3. 

Më i dobëti në fushë ishte Leëis Skelly me notën 5.9. 

Notat e lojtarëve të PSG-së dhe Arsenalit