Kështu ka vendosur t’i qeras këtë vit maturantët Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, që e cilësoi si shpërblim në njoftimin e tij. Nuk e shpjegoi se për çfarë arritje po i qerasë duke i shtuar zërat për një manovër elektorale, transmeton Gazeta KFVA.
Hyseni shkroi në rrjete sociale me kënaqësi rreth kësaj nisme nga buxheti komunal që sipas raporteve shkon mbi 100 mijë euro. Ai e vlerësoi si shpërblim në shkrim.
Sipas raporteve të mëparshme kishte edhe dyshime rreth rregullsisë së procesit tenderues të ofertës turistike në Shqipëri, klu kontestohej afati ofertues që ishte i shkurtër e në kundërshti me rregullat.