• Mon. Oct 13th, 2025

Letra e Abdixhikut për Kurtin: I pamundur bashkëpunimi me ju, rrezikuat aleancat strategjike

Bykfvanews

May 6, 2025

 

 

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i është përgjigjur negativisht letrës së kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, ku ky i fundit i kërkon një koalicion qeverisës VV-LDK, shkruan Gazeta KFVA.


Abdixhiku, në letrën e dërguar drejt Kurtit, ndër të tjera thotë se LDK e ka “vlerësuar të pamundur bashkëpunimin me ju”.

Këtë refuzim, Abdixhiku e arsyeton përmes qeverisjes katër vjeçare të Kurtit, ku thotë se u rrezikuan aleancat strategjike dhe siguria kombëtare.

Por, edhe pse refuzoi koalicionin me VV-në, LDK propozon një qeveri kombëtare të tranzicionit deri në zgjedhjen e presidentit, që duhet të ndodhë në prill të vitit 2026.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *