by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Procesi i numërimit të votave në mbarë vendin po shkon drejt fundit, ku deri në orët e pasdites së sotme janë përpunuar 3704 nga 5225 qendra votimi në total, ose rreth 70% e kutive, shkruan Gazeta KFVA.
Nga të dhënat paraprake të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe projeksionet e deritanishme, Partia Socialiste e Shqipërisë vijon të kryesojë me një rezultat bindës, duke marrë 52.49% të votave të vlefshme në rang kombëtar, që përkthehen në 506,129 vota.
Në vend të dytë renditet Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM), me 34.11% të votave, ose 328,932 vota të fituara deri në këtë fazë të numërimit. Ky rezultat e pozicionon opozitën si forcën e dytë politike në vend, me një diferencë të ndjeshme nga PS, por gjithashtu me një distancë të madhe nga partitë e tjera më të vogla.
Forca e tretë politike në vend sipas votës së përgjithshme rezulton të jetë Partia Socialdemokrate (PSD), e cila ka siguruar deri më tani 3.62% të votave, që përkthehen në rreth 34,931 vota. Mjaft pranë saj, në vend të katërt, qëndron Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet, me 3.53% të votave, ose 34,066 vota.
Ndërkohë, Partia Mundësia ka siguruar 2.87% të votave, ose 27,716 vota në total, duke lënë pas forca të tjera më të vogla politike. Lëvizja Bashkë ka marrë 1.33% të votave (12,855 vota), ndërsa Partia Koalicioni Euroatlantik (KEA) ka siguruar 1.24% (12,001 vota). Subjektet e tjera si Lëvizja Atdheu, Aleanca Kombëtare Shqiptare, Aleanca Demokracia e Re dhe Koalicioni Djathtas për Zhvillim rezultojnë me përqindje minimale nën 1%.
Bazuar në këtë përqindje të votës dhe skemën aktuale të ndarjes së mandateve, Partia Socialiste projektohet të sigurojë 82 mandate në Kuvendin e ardhshëm, duke ruajtur mazhorancën e nevojshme për të qeverisur e vetme.
Ndërsa koalicioni PD-ASHM pritet të ketë 52 mandate, një shifër që konfirmon rolin e saj si forca kryesore opozitare. Nga 6 mandatet e mbetura, tre pritet t’i shkojnë Partisë Socialdemokrate (PSD), ndërsa nga një mandat projektohet të fitojnë Partia Mundësia, Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet dhe Lëvizja Bashkë./
Eksportet masive të arit nga Zvicra drejt SHBA-së po krijojnë një pamje të shtrembëruar të bilancit tregtar mes dy vendeve. Ari nuk prodhohet në Zvicër, por importohet kryesisht nga Londra, rafinohet dhe më pas eksportohet sërish kryesisht si shërbim përpunimi. Kjo rrit artificialisht vlerën e eksporteve zvicerane në statistika, çka ka nxitur SHBA-në
Mbështetja për partinë e ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD) është rritur në 25 përqind, sipas një sondazhi nga firma e hulumtimit të opinionit publik INSA. Kjo rritje ndodh për herë të parë që nga mesi i majit, raportoi të dielën agjencia gjermane e lajmeve dpa. Sondazhi, i kryer çdo javë për
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka bërë të ditur se mbështet protestën e thirrur më 7 gusht nga OVL e UÇK-së, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë. Ai thotë se “Protesta kundër padrejtësisë” është protestë ku do të marrin pjesë qytetarë pa dallim partie dhe bindjeve tjera, në mbrojtje të vlerave të luftës, derisa
Është gjetur Hira Paçarada, vogëlushja 8-vjeçare që u raportua e humbur këtë të diel në “Rrugën B”. Pak minuta pasi raportoi gazeta për humbjen e saj, familja ka njoftuar se Hira Paçarada është gjetur shëndosh e mirë. Vogëlushja u gjet në “Rrugën C”, në gjendje të mirë shëndetësore.