by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Prokuroria Speciale ka shënjestruar sot rastin e njohur si “Mati 1”, ku vlera e pasurisë së ngrirë dhe sekuestruar është gati 7 milionë euro, shkruan Gazeta dhe Agjencia e Lajmeve KFVA.
Në këtë rast janë të përfshirë 4 persona dhe ka të sekuestruara pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme.
Ndër astetet e ngrira dhe të sekuestruara janë 59 banesa, 12 paracela në lokacione të ndryshime dhe 5 llogari bankare.
Ky rast është shënjestruar për veprat penale “shpëlarja e parasë”, “mashtrimi”,“falsifikimi i dokumentit”, dhe vepra penale “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Për këtë rast, në shtator të vitit të kaluar ishin arrestuar tre persona.
“Kjo pasuri shtesë është identifikuar gjatë hetimeve në bashkëveprim dhe mbikëqyrje të ngushtë me prokurorin e lëndës nga Prokuroria Speciale, në emrin e të dyshuarit Sh.C., kurse me urdhër ndalues përfundimtar të Gjykatës Themelore në Prishtinë, Departamenti Special janë sekuestruar, si në vijim:
-20 (njëzet) njësi banesore në sipërfaqe të tërësishme 1788.41 m², me vlerë të përafërt të tregut në lartësi 1,788,410.00 euro;
– 2 (dy) lokale afariste me sipërfaqe të tërësishme 167.54 m², me vlerë të përafërt të tregut në lartësi 335,080.00 euro;
– 17 (shtatëmbëdhjetë) vendparkingje (garazha) me sipërfaqe të tërësishme 241.96 m², me vlerë të përafërt të tregut 145,176,00 euro;
– 6 (gjashtë) depo me sipërfaqe të tërësishme 28.87 m², me vlerë të përafërt të tregut 17,388.00 euro.
Rasti është nën hetime në drejtim të veprës penale “Shpëlarja e parasë” dhe publiku do të njoftohet në kohë për veprimet e tjera”, njoftoi Prokuroria para një jave.
Një person rreth orës 15:40 është gjetur në veturë pa shenja jete në drejtim të fshatit Çerkolez të komunës së Istogut. Rastin e ka konfirmuar zëdhëndës polici për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ku njoftoi se policia ka nisur hetimet për rastin. “Sot rreth orës 15:40 Policia e komunës së Istogut ka pranuar
Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka publikuar aktgjykimin e plotë lidhur me çështjen e konstituimit të Kuvendit. Më 8 gusht, Kushtetuesja ka urdhëruar Kuvendin që brenda 30-ditësh të zgjedhë kryeparlamentarin e ri përmes votimit të hapur, duke e hedhur në votim të njëjtin kandidat jo më shumë se tri herë, raporton Periskopi. Me publikimin
Një aksident i rëndë me tre të vdekur të cilët janë shtetas shqiptarë, dhe dy të lënduar rëndë ndodhi pasditen e kësaj të hëne në autostradën Egnatia, midis Komotini dhe Xanthi, pak para pikës së pagesës së Iasmos. Në rrethana të panjohura, një kamion u përplas me dy makina, duke shpërthyer në zjarr.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se Rusia mund të detyrohet të ndalë luftën në Ukrainë vetëm përmes forcës. Zelensky ka thënë pas një takimi që ka pasur me të dërguarin e SHBA-së, Keith Kellogg, të hënën në Washington, se vetëm Trumpi e ka forcën që nevojitet për ta ndalë Rusinë. “Kur diskutohet