by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Mbi 60 organizata të shoqërisë civile kanë reaguar për bllokimin e konstituimit të Kuvendit të Kosovës, duke thënë se kriza institucionale ka kaluar çdo kufi të tolerueshëm dhe po dëmton jo vetëm Kuvendin, por edhe funksionimin e gjithë sistemit demokratik dhe institucional të vendit
Në reagim thuhet se këto organizata po e përcjellin me shqetësim të thellë dështimin e vazhdueshëm të deputetëve dhe deputeteve për të konstituuar Kuvendin e Republikës së Kosovës, si dhe refuzimin e udhëheqësve të partive politike për të bashkëpunuar dhe për të hyrë në dialog me qëllim të gjetjes së një zgjidhjeje që do t’i jepte fund kësaj krize institucionale.
“Kriza institucionale që pasoi zgjedhjet e 9 shkurtit 2025 ka kaluar çdo kufi të tolerueshëm dhe po dëmton jo vetëm Kuvendin, por edhe funksionimin e gjithë sistemit demokratik dhe institucional të vendit. Qeveria aktuale, të cilës i ka përfunduar mandati, po vazhdon të veprojë pa mbikëqyrje dhe kontroll parlamentar, situatë kjo e papranueshme për një shtet demokratik.
Në anën tjetër, Kuvendi jofunksional po e pamundëson miratimin e ligjeve të rëndësishme dhe vendimeve strategjike që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve dhe qytetareve, duke rrezikuar stabilitetin institucional, zhvillimin ekonomik dhe besimin qytetar në përfaqësim demokratik. Bllokada aktuale është duke vonuar e rrezikuar pranimin e fondeve nga Plani i Rritjes së BE-së, në kohën kur masat e vendosura nga BE dhe pezullimi pothuajse i tërësishëm i fondeve amerikane kanë reduktuar ndjeshëm mbështetjen financiare për Kosovën”, thuhet në reagim.
Tutje, mbi 60 organizata të shoqërisë civile thonë se zhvillimet gjeopolitike aktuale kërkojnë përgjegjësi dhe veprime të shpejta nga shtetet demokratike.
“Mosfuksionalizimi i Kuvendit të Kosovës është i papërgjegjshëm dhe i dëmshëm. Ky stagnim rrezikon që vendet partnere të humbin besimin në aftësinë tonë për të ndërtuar institucione funksionale dhe për të vepruar si një shtet serioz në skenën ndërkombëtare. U bëjmë thirrje udhëheqësve të partive parlamentare që të marrin përgjegjësinë që u është besuar dhe të veprojnë menjëherë për tejkalimin e krizës politike. Përmes dialogut dhe me fokus te zhvillimi i vendit dhe mirëqenia e qytetarëve, të arrijnë një marrëveshje që i jep fund bllokadës. Mungesa e vullnetit për bashkëpunim dhe përqendrim në interesin e përbashkët është e papranueshme dhe cenon thellë besimin publik në përfaqësimin demokratik”, thuhet ndër të tjera në reagim.
Sipas tyre, mosveprimi nuk është opsion dhe se çdo vonesë e mëtejme kërkon llogaridhënie publike.
Në reagim, nga shoqëria civile thonë se mbeten të gatshme të ofrojnë kontributin e tyre për tejkalimin e kësaj krize dhe rikthimin e funksionalitetit demokratik në vend”. /Telegrafi/
E propozuara e Lëvizjes Vetëvendosje për Kryetare të Kuvendit, deputetja Albulena Haxhiu, ka thënë se asnjëherë nuk ka pasur dakordim mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Nismës Socialdemokrate që Fatmir Limaj të jetë kandidat për Kryeparlamentar. Limaj, javë më parë, kishte deklaruar se kishte pasur marrëveshje gojore me kreun e VV’së, Albin Kurtin, për këtë pozitë. Sipas
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka reaguar ashpër pas sulmit publik të deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ndaj gazetares së RTK-së, Blerta Foniqi-Kabashi. Ky sulm erdhi disa orë pas një interviste të zhvilluar në emisionin “Info Plus” në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), ku Pacolli u përball me pyetje në lidhje
Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, në lidhje me krizën institucionale në Kosovë, vlerësoi se detyra themelore e kësaj gjykate është të interpretojë Kushtetutën sipas shkronjës dhe frymës së saj, në përputhje me rendin kushtetues dhe parimet mbi të cilat ajo është ndërtuar. Hasani vlerësoi se nëse me vendimin e Gjykatës
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka deklaruar se udhëheqësit politikë duhet t’i shfrytëzojnë javët në vijim për të gjetur një zgjidhje që siguron udhëheqje të qëndrueshme dhe në përputhje me Kushtetutën. Një zëdhënës Ambasadës shtoi se, përveç tjerash, ngërçi politik që ka përfshirë vendin po vonon progresin drejt aspiratave të Kosovës