by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Kriza e viteve të fundit ka ndryshuar rregullat e lojës: bizneset nuk kërkojnë më “më të mirin”, por dikë që të vijë. Me paga të rritura dhe oferta që përfshijnë çdo sektor – nga teknologjia te ndërtimi, nga turizmi te shërbimet – sipërmarrjet shqiptare po thërrasin me zë të lartë: “Puna është gati. A jeni gati ju?”
Aktualisht janë mbi 6 mijë vende pune të lira.
“Nëse më përpara vendet më të shumta të lira ishin në industrinë përpunuese, tani kemi një ndryshim të trendit ku kemi shumë vende të lira puna në fushën e teknologjisë së informacionit, hoteleri-turizëm, në fushën e ndërtimit. Pra kemi një trend më ndryshe”, tha për A2 CNN, Gertiola Çepani, përgjegjëse e Shërbimit të Punësimit në AKPA.
Në asnjë sektor ky boshllëk nuk ndihet më fort se në turizëm.
Në kulmin e sezonit, hotelet kërkojnë recepsionistë, restorantet kameriere, kuzhinat ndihmës, plazhet roje dhe guidat turistike rrëfimtarë të zonës.
Janë qindra biznese që përballen me sfidën më të re: turistët vijnë, por stafi mungon.
“Vende pune të shpallura në sektorin e turizmit dhe tani janë mbi 2 mijë të tilla. Mjaftojnë të klikojnë dhe të shikojë pozicionet e shpallura. Ndër pozicionet e shpallura kryesojnë ato me formim të ulët dhe të mesëm si kamerier, banakier, kuzhinierë etj…”, shtoi Çepani.
Në disa zona turistike, punonjësit e huaj janë bërë pjesë e pandashme e stafit, por kjo zgjidhje është si një fluturim me ulje të vështirë – afatshkurtër dhe me rreziqe për stabilitetin e sektorit. Në mungesë të investimeve në trajnim dhe zhvillim të fuqisë punëtore vendase, kjo varësi ndaj të huajve mund të mbetet e përkohshme dhe jo e qëndrueshme.
“Rreth 10 për qind e atyre që kanë aplikuar janë shtetas të huaj, të interesuar për të punuar në sektorin e turizmit”, bën me dije përgjegjësja e Shërbimit të Punësimit në AKPA.
Turizmi po rritet, por mungesa e stafit mbetet sfidë. Me përmirësim të kushteve dhe trajnim, mund të krijojmë vende pune cilësore dhe të ruajmë mikpritjen që na karakterizon.
Një person rreth orës 15:40 është gjetur në veturë pa shenja jete në drejtim të fshatit Çerkolez të komunës së Istogut. Rastin e ka konfirmuar zëdhëndës polici për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ku njoftoi se policia ka nisur hetimet për rastin. “Sot rreth orës 15:40 Policia e komunës së Istogut ka pranuar
Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka publikuar aktgjykimin e plotë lidhur me çështjen e konstituimit të Kuvendit. Më 8 gusht, Kushtetuesja ka urdhëruar Kuvendin që brenda 30-ditësh të zgjedhë kryeparlamentarin e ri përmes votimit të hapur, duke e hedhur në votim të njëjtin kandidat jo më shumë se tri herë, raporton Periskopi. Me publikimin
Një aksident i rëndë me tre të vdekur të cilët janë shtetas shqiptarë, dhe dy të lënduar rëndë ndodhi pasditen e kësaj të hëne në autostradën Egnatia, midis Komotini dhe Xanthi, pak para pikës së pagesës së Iasmos. Në rrethana të panjohura, një kamion u përplas me dy makina, duke shpërthyer në zjarr.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se Rusia mund të detyrohet të ndalë luftën në Ukrainë vetëm përmes forcës. Zelensky ka thënë pas një takimi që ka pasur me të dërguarin e SHBA-së, Keith Kellogg, të hënën në Washington, se vetëm Trumpi e ka forcën që nevojitet për ta ndalë Rusinë. “Kur diskutohet