by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mëngjesin e sotëm fshatin Tale të Lezhës, ku një 57-vjeçar është gjetur i vrarë në oborrin e banesës së tij. Viktima, Pjetër Kaza, u gjet pa shenja jete rreth orës 05:00 nga bashkëshortja, ndërsa dyshohet se është qëlluar me armë zjarri.
Kaza punonte në minierën e Spaçit dhe ishte kthyer në shtëpi rreth orës 01:00 pas mesnate. Nga të dhënat paraprake, policia ka dyshime se vrasja lidhet me një konflikt të hershëm hakmarrjeje, që daton që nga viti 1994, transmeton KFVA.
Pjetër Kaza është viktima e tretë nga kjo familje në këtë zinxhir të përgjakshëm. Në vitin 1994, Ndue Kaza – ish-shef i krimeve në Rrëshen – u vra në mes të qytetit, krim për të cilin u dyshuan vëllezërit Gjini. Në vitin 1997, për hakmarrje, Martin Kaza ekzekutoi dy vëllezërit Gjini dhe u dënua me 22 vite burg. Seria e ngjarjeve tragjike vijoi në prill të vitit 2024 në Belgjikë, kur Agustin Kaza, vëllai i Pjetrit, u vra në një lokal shqiptarësh në Bruksel.
Policia e Lezhës ka ngritur pika kontrolli dhe po punon për identifikimin e autorëve, ndërsa hetimet janë përqendruar në pistën e gjakmarrjes, që duket se po vazhdon prej më shumë se tri dekadash
Gjatë gjashtë orëve të fundit në Kosovë janë raportuar gjithsej 80 vatra zjarri, nga të cilat 35 mbeten ende aktive, ndërsa 45 janë lokalizuar dhe janë nën kontroll. Situata më e vështirë paraqitet në Komunën e Klinës, ku zjarret vazhdojnë të shkaktojnë dëme në fshatrat Siqevë dhe Resnikë. Megjithatë, fatmirësisht deri tani nuk
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, ka deklaruar se kryeministri tash në detyrë, Albin Kurti është ftuar dy herë për të dhënë deklaratë lidhur me hetimet për rezervat shtetërore, por nuk është paraqitur. Sipas tij, Prokuroria ka kërkuar nga Gjykata që Kurti të sillet me forcë, por kjo kërkesë nuk është aprovuar. Sipas
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, ka dhënë detaje të padëgjuara më parë për vendimin për tërheqjen e urdhër-arrestit ndaj Milan Radojiçiqit në vitin 2021, i cili ishte lëshuar në lidhje me vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq. Kryeprokurori Blerim Isufaj tha se deklaratat e tij të mëhershme lidhur me këtë çështje mund
Disa persona kanë vdekur pasi një tren pasagjerësh doli nga shinat në jugperëndim të Gjermanisë, raportojnë mediat gjermane. Policia tha se të paktën tre persona u lënduan gjithashtu në aksidentin pranë qytetit Riedlingen në shtetin e Baden-Württemberg. Raportet thonë se pak më parë kishte pasur një stuhi në zonë, shkruan KFVA. Raportohet