by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Presidenti i Kamerunit, Paul Biya, i njohur si udhëheqësi më i vjetër në botë në detyrë, ka shpallur zyrtarisht kandidaturën për zgjedhjet presidenciale të tetorit 2025. Në moshën 92-vjeçare dhe pas 43 vitesh në pushtet, Biya synon të zgjasë më tej sundimin e tij në vendin e Afrikës Qendrore.
“Jini të sigurt se vendosmëria ime për t’ju shërbyer përputhet me urgjencën e sfidave që kemi përpara”, deklaroi ai në një postim në rrjetin social X (ish-Tëitter). Ai shtoi se vendimi për të kandiduar erdhi pas “thirrjeve të shumta” nga qytetarë brenda dhe jashtë Kamerunit.
Megjithatë, administrata e Biya-s është kritikuar shpesh për korrupsion, keqmenaxhim, shpërdorim fondesh publike dhe mungesë të aftësisë për të menaxhuar sfidat e sigurisë. Mungesa e tij në publik për më shumë se gjashtë javë vitin e kaluar ngjalli spekulime mbi shëndetin e tij, përfshirë thashetheme të pabazuara për vdekjen.
Kandidatura e tij ishte e pritshme, por u konfirmua vetëm përmes këtij postimi në rrjetet sociale. Biya ka fituar çdo zgjedhje që prej marrjes së pushtetit në vitin 1982, shkruan A2 CNN. Nëse fiton sërish një mandat shtatëvjeçar, ai mund të qëndrojë në krye të shtetit deri në moshën 99-vjeçare.
Në muajt e fundit, presioni për dorëheqjen e tij është shtuar, si brenda vendit ashtu edhe nga komuniteti ndërkombëtar, me kërkesa për t’i lënë vendin një lidershipi të ri. Sfidat për Biya-n janë rritur veçanërisht pas largimit të aleatëve të tij të rëndësishëm nga veriu i vendit, përfshirë ish-kryeministrin Bello Bouba Maigari dhe ministrin e njohur Issa Tchiroma Bakary, të cilët tashmë kanë shpallur kandidaturën e tyre. Tchiroma deklaroi muajin e kaluar se administrata e Biya-s kishte “thyer” besimin e qytetarëve dhe për këtë arsye ai kishte kaluar në një parti rivale, shkruan A2 CNN.
Përveç tyre, figura të tjera të opozitës si Maurice Kamto (rival i fortë në zgjedhjet e vitit 2018), Joshua Osih, Akere Muna dhe Cabral Libii, kanë shpallur gjithashtu pjesëmarrjen në garën presidenciale.
Pavarësisht sfidave, brenda partisë qeverisëse, Lëvizja Demokratike Popullore e Kamerunit, ka pasur thirrje të vazhdueshme që Biya të garojë sërish. Në vitin 2008, ai ndryshoi kushtetutën dhe hoqi kufizimin e mandateve, duke i hapur rrugën kandidimit të përhershëm për presidencën.
Zgjedhjet e vitit 2018 u fituan nga Biya me mbi 71% të votave, por u pasuan nga akuza për manipulime dhe parregullsi të mëdha nga opozita. Me shpalljen e kandidaturës së tij, gara për presidencën në Kamerun pritet të jetë më e tensionuar se kurrë.
Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, ka marrë vendim për ndalimin e qarkullimit të automjeteve me peshë mbi 15 T, në autoudhë, rrugë nacionale dhe rajonale. Zv.minstri në detyrë i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka njoftuar se vendimi është marrë për shkak te temperaturave të larta. “Të dashur qytetarë, Për shkak të temperaturave
Agjencia e Sigurisë dhe Inteligjencës e Kroacisë (SOA) vlerëson se marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mbeten të paqëndrueshme dhe se, në këto rrethana, përshkallëzimi i tensioneve në Kosovë paraqet një rrezik të vazhdueshëm. Në raportin e saj vjetor, SOA hedh dritë jo vetëm mbi situatën e sigurisë në Kroaci, por edhe mbi zhvillimet në
Gazetari i njohur britanik David Ornstein e ka dhënë lajmin eksklusiv që Granit Xhaka pritet të rikthehet në Angli – kësaj radhe jo të Arsenal por të skuadra që u rikthye në Premier Ligë – Sunderland Sipas gazetarit të The Athletic, Granit Xhaka ka informuar klubin e tij aktual, Bayer Leverkusen, se dëshiron
Ministri në detyrë për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq ka thënë se Kuvendi duhet të konstituohet brenda afatit prej 30 ditëve të dhënë nga Gjykata Kushtetuese. Ai ka thënë se nëse nuk ndodhë kjo, atëherë do të ketë një situatë të veprimeve të paparashikueshme. Rashiq ka thënë se për të mos ardhur në