by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Ka zgjatur vetëm rreth dy minuta seanca e së mërkurës në Kuvendin e Kosovës, duke prodhuar edhe një tjetër dështim në përpjekjen për konstituimin e legjislaturës së re.
Deputetët nuk votuan as këtë herë për themelimin e komisionit për votim të fshehtë, i cili është kusht për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. Ky është dështimi i 39-të me radhë që nga mbajtja e zgjedhjeve parlamentare.
Sipas rezultateve zyrtare të votimit, vetëm 54 deputetë votuan pro themelimit të këtij komisioni – numër që nuk mjafton për ta çuar procesin përpara.
Lëvizja Vetëvendosje, si partia fituese e zgjedhjeve, nuk ka arritur ende të sigurojë shumicën parlamentare për të zgjedhur Albulena Haxhiun si kryeparlamentare. Edhe propozimi për komisionin e fshehtë është refuzuar vazhdimisht nga partitë që ishin në opozitë në legjislaturën e kaluar.
Seanca e radhës për konstituimin e Kuvendit është caktuar të mbahet të martën, me fillim nga ora 11:00.
Ka dështuar për herë të 50`të, partia që doli i para, Lëvizja Vetëvendosje për të konstituar Kuvendin e Kosovës, raporton KFVA. Në mungesë të numrave dhe të një marrëveshjeje politike, Kuvendi i Kosovës do të mblidhet vetëm edhe dy herë nga aktgjykimi i Gjykatës Kushteteuse që deri me 26 korrik (e shtunë )
Avokati Arianit Koci i ka rruar flokët para Kuvendit. Si shenjë proteste, pasi tha se po rrezikohet shtetit.
Dy punëtorë të ndërtimtarisë kanë humbur jetën në Gjakovë. Rasti është konfimuar nga Policia në Gjakovë. Sipas informacioneve të para, dyshohet se viktimat kanë rënë nga një objekt në ndërtim e sipër, raporton klankosova, transmeton KFVA. Vdekjen e tyre e ka konfirmuar mjeku kujdestar në emergjencën e qytetit
Ministria e Jashtme dhe e Diasporës ka kërkuar nga mërgimtarët që të mos udhëtojnë me dokumente që kanë afat të skaduar. Njoftimi: Njoftim zyrtar për bashkatdhetarët lidhur me udhëtimin me dokumente të skaduara Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës njofton të gjithë bashkatdhetarët tanë për kushtet që lidhen me udhëtimin drejt Kosovës