by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Dita Botërore e Lirisë së Shtypit, e gjen Kosovën me rezultat jashtëzakonisht shqetësues, sa i përket lirisë së medias- pushtetit të katërt.
Kosova, sipas Indeksit të Lirisë së Shtypit nga Reporterët pa Kufij(RSF), ka shënuar rënien më të madhe në 15 vitet e fundit të saj, duke u renditur në pozitën e 99-të nga 180 vende të vlerësuara, më së keqi në gjithë rajonin, një tregues alarmant i përkeqësimit të mjedisit mediatik në vend.
Raportet e tilla, LDK-ja thotë se janë dëshmi e qartë e përkeqësimit sistematik të gjendjes së lirisë së medias.
Lidhja Demokratike e Kosovës vlerëson se ky regres, lidhet drejtpërdrejt me qasjen e Qeverisë Kurti ndaj mediave, pasi për katër vjet qeverisje, ky pushtet ka sulmuar gazetarët, denigruar mediat kritike si dhe tentuar të heshtin fjalën e lirë, transmeton KFVA.
“Liria e mediave është gurthemeli i një demokracie funksionale; kur gazetarët censurohen ose frikësohen, qytetarët privohen nga e drejta për t’u informuar, ndërsa abuzimet e pushtetit mbeten në hije. Demokracia nuk mund të mbijetojë aty ku mungon liria e shtypit, prandaj kjo rënie drastike në indeksin ndërkombëtar është alarm për gjendjen e demokracisë në vend”, thuhet tutje në reagimin e LDK-së.
Lidhja Demokratike e Kosovës, thotë se do të vazhdojë të ngrejë zërin kundër çdo retorike përçarëse apo veprimi arbitrar që cenon mediat e pavarura.
“Ne jemi të vendosur të veprojmë si gardianë të lirisë së shprehjes, do të punojmë shumë që në qeverisjen e ardhshme të ketë respekt të plotë për mediat e lira, institucione të pavarura dhe llogaridhënie demokratike. LDK është mirënjohëse dhe falënderuese për përkushtimin e gazetarëve që edhe përkundër presioneve e kërcënimeve, vazhdojnë të palëkundur të mbajnë të informuar publikun, hulumtojnë dhe të thonë të vërtetën”.
Aleanca Kosovare e Bizneseve sot ka mbajtur një konferencë për media, ku kryetari i saj, Agim Shahini ka thënë se me vendimin e ZRrE-së për daljen e bizneseve në treg të lirë të energjisë, këto biznese po përballen me një krizë të paprecedentë. Ai ka thënë se KEDS në mënyrë të dhunshme me
Deputeti i AAK, Daut Haradinaj ka reaguar për krizen energjetike në vend, duke akuzuar qeverinë Kurti në detyrë për “krim të organizuar shqiptaro-serb nëpërmjet rrymës”, shkruan KFVA. “Në javën e parë të qeverisjes së tij ai anuloi projektin më vital për energji, termocentralin e ri që pritej të përfundonte në 2023-2024. Plani i
Qindra vetura nga Kosova kanë vërshuar drejt bregdetit shqiptar sot duke shkaktuar kolona të gjata në aksin rrugor Morinë–Milot. Si pasojë e fluksit të madh, lëvizja është ngadalësuar ndjeshëm, sidomos në segmentin Rubik–Milot, ku kolonat janë raportuar të shtrihen mbi 30 kilometra, shkruan Telegrafi, përcjell KFVA. Sipas dëshmive të qytetarëve, situata është bërë
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, paralajmëroi se sot do të dorëzohet padi në Gjykatën Supreme, duke kundërshtuar vendimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) për shkyçjen e qindra bizneseve nga rrjeti elektrik. Ai tha se Oda Ekonomike e Kosovës do të përdorë hapësirën ligjore për të mbrojtur bizneset anëtare.