Një grua bie nga ura e re në Ibër, policia arrin ta shpëtojë

Një grua është shpëtuar mbrëmë pasi sipas policisë, kishte rënë në lumin Ibër, në afërsi të urës së re në rrugën “Lah Nimani” në Mitrovicë. Policia e Kosovës bën të ditur se njësitet e saj e kanë gjetur këtë qytetare…

Anthony Joshua lirohet nga spitali dhe nderon miqtë e ndjerë pas aksidentit tragjik

Boksieri britanik Anthony Joshua ka dalë nga spitali në Lagos dhe ka qëndruar në Nigeri për t’u rikuperuar nga lëndimet e marra pas një aksidenti tragjik rrugor. Mjeti që transportonte Joshua dhe dy bashkëpunëtorët e tij u përplas me një…

Aktakuza ndaj 15 personave në MAShT, ja për çka dyshohen zyrtarët

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj 15 personave, prej tyre 12 persona fizikë dhe tre persona juridikë, për keqpërdorime në procedurat e tenderimit në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), duke shkaktuar, sipas Prokurorisë,…

Acari kaplon Kosovën, deri në -15°C në orët e para të Vitit të Ri

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se në orët e para të Vitit të Ri, u shënuan temperatura tejet të ulëta. Bazuar në matjet e Institutit, në Vërbicë e Zhegocit në komunën e Gjilanit, u shënua temperatura më e ulët…

Zgjedhjet në datën e preferuar të VV, Osmani për partitë opozitare: Diçka tjetër thonë para kamerave, diçka tjetër në takime

Akuzave të partive politike se presidentja vendosi në favor të Lëvizjes Vetëvendosje, kur caktoi datën 28 dhjetor për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, u është përgjigjur e para e vendit. Vjosa Osmani në një intervistë për emisionin Kiks Kosova…

Hapet pika kufitare e Qafë-Thanës, ishte e bllokuar që prej aksidentit të 30 dhjetorit

Pika kufitare e Qafë Thanës është hapur sot, pas disa ditësh mbylljeje për shkak të bllokimit të aksit “Qafë Thanë – Strugë” nga aksidenti i datës 30 dhjetor, ku një autobot me gaz u rrëzua. Sipas njoftimit të Drejtorisë Vendore…

E konfirmon Policia: Rreth 40 të vdekur në tragjedinë në Zvicër

Policia zvicerane ka konfirmuar se nga zjarri që shpërtheu në resortin e skijimit kanë vdekur rreth 40 persona. Në një konferencë për shtyp, Presidenti i Këshillit Federal të Zvicrës, Guy Parmelin, e quajti zjarrin “një nga tragjeditë më të rënda…

Kurti: KEK-u po prodhon me kapacitet maksimal

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se që nga 19 dhjetori, Korporata Energjetike e Kosovës është duke prodhuar me kapacitetin e saj maksimal, me 5 njësi gjeneruese. Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka thënë se KEK-u ndodhet në…