Kosovë Kronikë Policore Lajme

Tragjike: Ky është 32 vjeçari që humbi jetën në vetaksidentin në Istog

Një vetaksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Dobrushe të Istogut, ku një person ka humbur jetën.

Viktima është një 32-vjeçar me inicialet Enis Osmanaj

Detaje për rastin ka dhënë zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili bëri të ditur se vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Sipas tij, dyshohet se shoferi ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe ka goditur një shtyllë betoni.

“Një veturë është e përfshirë. Vdekja e viktimës është konstatuar nga mjeku kujdestar. Në vendin e ngjarjes kanë dal policia, ekipi mjekësor, e po ashtu edhe zjarrfikësit të cilët e kanë bërë edhe nxjerrjen e trupit të pajetë”, tha Gashi.

“Rasti po hetohet nga hetuesit e aksidenteve. Trupi i pajetë i viktimës pritet të dërgohet në IML”, shtoi ai.