Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, po vijon aktivitetet e tij në qytet, të cilat ai i paraqet si pjesë të angazhimeve për përmirësimin e hapësirave publike dhe zhvillimin lokal.
Përmes një videoje të publikuar në rrjetin social Facebook, ai njoftoi se në qytet janë mbjellë 40 drunj dekorativë, si pjesë e një faze fillestare të projektit të gjelbërimit urban.
Sipas tij, plani i përgjithshëm parasheh që ky numër të arrijë në 250 drunj.
Peci është shprehur gjithashtu se është i përkushtuar që, siç e ka thënë vetë, “çdo ditë të lume”, të angazhohet në shërbim të qytetit të Mitrovicës.
