Botë Lajme

Viktor Orban e pranon humbjen, bie nga pushteti pas 16 viteve udhëheqje

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orbán, ka pranuar humbjen në zgjedhjet e së dielës, duke i dhënë fund 16 viteve në pushtet, një periudhë gjatë së cilës ai ishte një nga figurat më të fuqishme të krahut të djathtë në Evropë, i afërt me Donald Trump dhe Vladimir Putin.

Në një deklaratë para mbështetësve në Budapest, Orbán e cilësoi rezultatin si të dhimbshëm, por pranoi verdiktin e votuesve.

“I përgëzova partinë fituese,” tha ai. “Do t’i shërbejmë kombit hungarez dhe atdheut tonë nga opozita gjithashtu.”

Sipas rezultateve të para zyrtare, partia e udhëhequr nga lideri i opozitës, Peter Magyar, ka dominuar zgjedhjet, duke shënuar një kthesë të madhe politike në Hungari.