Kosovë Lajme

Prishtinasi e demolon vetë ndërtimin, Rama: Të gjitha ndërtimet pa leje do të rrënohen

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka paralajmëruar rrënimet e të gjitha ndërtimeve pa leje.

Ai publikoi në Facebook dy fotografi nga demolimi i një ndërtimi në lagjen Mati në Prishtinë.

“Të gjitha ndërtimet pa leje do të rrënohen. ❌ Ju keni mundësinë që, brenda afatit paralajmërues të dhënë nga Inspeksioni i Komunës, t’i demoloni vetë këto ndërtime dhe të tërhiqni materialet tuaja, si rasti këtu 👇Shfrytëzojeni këtë mundësi për të shmangur pasoja të mëtejshme dhe për të kontribuar në një qytet më të rregullt dhe më të sigurt për të gjithë 🤝📍Mati”, shkroi ai.