Kosovë Lajme

Ky dyshohet se është 19-vjeçari kosovar që vdiq në aksidentin fatal në Austri

Një 19-vjeçar me prejardhje nga Kosova ka vdekur në orët e hershme të mëngjesit të së shtunës në rrugën Eferdinger, në Alkoven të Austrisë.

Klankosova.tv përmes burimeve ka mësuar se bëhet fjalë për B.M. (emër i njohur për redaksinë), me prejardhje nga Retia e Rahovecit.

Sipas mediave lokale, ai ishte përplasur me një kamion, ndërsa bëhet e ditur se përplasja ishte aq e madhe sa që shoferi mbeti brenda në veturë dhe është nevojitur ndërhyrja e zjarrfikësve për të nxjerrë atë.

Vdekja e tij është konstatuar nga mjekët në vendin e ngjarjes, ndërsa janë lajmëruar edhe familjarët e tij për rastin e rëndë.