Kosovë Lajme Politikë

“Tendencë për me ndërtu agjendë të fushatës”, PDK nuk mbështet projektligjet e propozuara nga LVV

Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka deklaruar se partia e tij nuk do të mbështesë projektligjet e propozuara nga LVV.

Sipas Tahirit, këto ligje nuk janë urgjente dhe nuk duhet të trajtohen jashtë procedurave të rregullta, duke i cilësuar si një tentativë për të ndërtuar agjendën e fushatës zgjedhore.

“PDK konsideron se këto propozime të projektligjeve nuk janë urgjente dhe si të tilla nuk e mbështetë asnjë që të mundësohet të trajtohet jashtë procedurave të rregullta. Kjo është një tendencë e qeverisë që me ndërtu agjendë të fushatës zgjedhore…”, tha Tahiri.