Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj ka kritikuar ministren e Drejtësisë, Donika Gërvalla Schwarz për financimin e librit të Shkëlzen Gashit, emri i të cilit u lakua së fundmi për shkak të ekspozitës skandaloze për masakrat në Kosovë.
Kadrijaj tha se Gërvalla duke përdorur emrin e babait të saj ka fyer çlirimtarët dhe luftën e UÇK-se.
“Pyetja është për Donika Gërvalla Schwarz, e cila e ka financuar librin e Shkëlzen Gashit me 15 mijë euro. Këtu njerëzit në këtë Kosovë e bartin një barrë historike, një barrë kombëtare, një barrë familjare dhe konform kësaj edhe duhet me u sjell. Ka këtu duke përdorur emrin e babait të saj ka fyer çlirimtarë, ka fyer komandantë, ka fyer UÇK-në”, tha fillimisht ajo.
Tutje, ajo tha se u kritikua nga një ushtar i UÇK-së për mosreagimet ndaj sjelljes së Gërvallës kundrejt Ramush Haradinajt.
“Rastësisht këto ditë e takova një ushtar të UÇK-së nga Gjakova, ju kanë vrarë dy vllezër, a e di si u përgjigj. Pse nuk iu përgjigje Donika Gërvallës me sjelljet që i ka bërë ndaj Haradinaj? Përgjigjja ime është se e respektojmë për shkak të Jusuf Gërvallës, më tha jepja një përgjigjje po e citoj: Nëse ti babën e ke hero, unë jam heroinë. Në kohën kur Donika Gërvalla ka bërë dosje kundër UÇK-së, unë e kam bartë armën dhe i kam mjekuar ushtarët e UÇK-së, andaj një mesazh për Donikën, mjaft është mjaft me këto fyerje. Ka thënë edhe një fjalë e urtë popullore, mos ta faltë Zoti evladin e keq se mundet me fëlliqë edhe emrin e familjes”, tha Kadrijaj.
