Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Janina Ymeri, në seancën plenare e cila është duke u mbajtur sot (premte), ka pyetur ministrin e Financave, Hekuran Muratin për qeradhënien e terminaleve doganore.
Ministri i Financave, Hekuran Murati, i është përgjigjur pyetjes së deputetes së LDK’së.
“Nga data 18 mars të këtij viti nuk ka asnjë terminal privat të gjitha ose janë të shtetit ose operohen nga shteti. Kur them janë të shtetit. Pra, kur them të shtetit nënkuptohet edhe prona. Ndërkaq operohen nga shteti nënkupton që prona e paluajtëshme mund t’i takojë dikujt tjetër. Mirëpo, licenca dhe terminalet i takojnë shtetit dhe operohen nga shteti”, tha Murati.
Murati është arsyetuar se “operimi në tri terminale me të marra me qera si prona ka qenë i nevojshëm që të bëhet përkohësisht për shkakun dhe për rrethanat të imponuar sa i përket tranzicionit tek terminalet shtetërore”.
Murati ka treguar se në Prizren nga muaji mars për shkak të punimëve që kanë filluar në terminalin shtetërorë të Vërmicës i cili duhet të zgjerohet, aty është e pamundur përderisa ka punime në vazhdim që të ketë trajtim të dërgesave dhe kësisojë është dashur të merret një hapësirë në mënyrë që të shërbejë si terminal shtetëror, por që hapësira është marrë me qera.
“Gjithashtu edhe në Pejë për shkak se ende nuk është alokuar hapësira publike për vendosjen e terminalit…Edhe në Ferizaj për shkak që terminali shtetëror në Han të Elezit i cili është shpronësuar është në process të ndërtimit të hangarëve për kontroll dhe deponim, sipas nevojës së Doganës. Te këto trija terminale janë në shfrytëzim ose marrë në qera si hapësira por që e po rithekësoj edhe një herë që janë terminale shtetërore dhe licena i takon doganës dhe shfrytëzohen përkohësisht deri sa të rregullohet zgjidhja e përhershme sic ka ndodhur edhe në pikat tjera Hani i Elezit, Merdarë, Dheu i Bardhë dhe Vërmica që po zgjerohet”, tha ai.
Shefi i kultetës së shtetit ka treguar se për një muaj qeraja është 21 mijë e 500.
“Pra në total që të tri terminalet kostoja mujore e tyre e qerasë është 21 mijë e 500 euro në muaj për të tre terminalet, ku përfshihen edhe shpenzimet tjera operacionale siç janë: 22 punëtorë që nevojitet për operacionet e logjistikës në terminale, kapacieti total i parkingut, energjia elektrike, uji, ngrohja, gjeneratorët dhe mirëmbajtja e mbeturinavë, mirëmbajtja teknike elektrike si dhe mirëmbajtja e kamerave. Pra, e gjithë infrasrtruktura dhe vihet në shfrytëzim. Por, po e rithekësoj edhe niherë edhe 22 punëtorë. Me fjalë të tjera e neutralizion këtë kosto për më tepër kur e krahasojmë me 20 milionë euro të kurësyera mendojë që është shumë më mirë se që ka qenë”, tha Murati.
