Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nuk ka folur për media rreth zhvillimeve të fundit në vend.
Kujtojmë se deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka thënë se në ciklin e dytë të takimeve mes Albin Kurtit dhe Lumir Abdixhikut për çështjen e presidentit është diskutuar për marrëveshje mes këtyre dy partive.
Ai, ka thënë se takimi i parë ka qenë konstruktiv dhe se bisedimet do të vazhdojnë.
