Lajme Shqipëri

Publikohet momenti kur pitbulli tërheq zvarrë gjatë kafshimit vogëlushen 4-vjeçare

Pamjet e ngjarjes së rëndë që tronditi dy ditë më parë qytetin e Vlorës, ku një 4-vjeçare u kafshua nga pitbulli, janë publikuar.

Në pamjet e siguruara nga Top Channel, shihet se si pitbulli ka kafshuar në kokë vogëlushen e më pas e tërheq zvarrë.

Sapo qeni kafshon 4-vjeçaren, të pranishmit vrapojnë ta shpëtojnë, duke tërhequr me forcë pitbullin. Më pas ata kanë arritur të largojnë qenin nga vogëlushja, duke i shpëtuar jetën.

Pitbulli e ka kafshuar atë në kokë, por shëndeti i vajzës fatmirësisht është i stabilizuar dhe tashmë ka dalë nga spitali, mirëpo nuk dihet fati i kafshës.

Dyshohet se qeni është vrarë përmes eutanazisë, gjë që ka sjellë reagimin e shoqatave për mbrojtjen e kafshëve.

PAMJET