Analisti politk Shenoll Muharremi ka reaguar për vizitën dy ditore të Albin Kurti në Londër, raporton KFVAgency.com
Sipas tij nuk është aspak e drejt në kohën kur vendi është në krizë për Presidentin, kryeministri, njëherit kryetar i VV`së të marrë pjesë nën një organizim të ODI Global në Londë me temën “Shtetformimi ekonomik dhe stabiliteti global”
“Nuk është aspak në rregull me dalë prej vendit e me shku me shetitë nëpër Londër e Angli kur ende jemi në krizë dhe me gjasa maksimale për të shkuar, përsëri, në zgjedhje. A nuk bënte Ministri i Jashtëm me delegu e me shku, pasi që ti ke kriza të shumfishta në vendin ku je përgjegjës? Secili kryeministër racional do ta kishte deleguar ministrin e jashtëm dhe do të ishte munduar me mish e me shpirt për t’i zgjidhur këto kriza të rënda”, ka shkruar ai ndër të tjera.
Reagimi i plotë:
Nuk është aspak në rregull me dalë prej vendit e me shku me shetitë nëpër Londër e Angli nga dy tri ditë kur ende jemi në krizë të thellë politike dhe ekonomike dhe me gjasa maksimale për të shkuar, përsëri, në zgjedhje.
A nuk bënte Ministri i Jashtëm me u delegu e me shku, nëse këto takime kanë qenë më hertët të parapara, për shkak se ti ke kriza të shumfishta serioze në vendin ku je përgjegjës kryesor?
Secili kryeministër racional do ta kishte deleguar ministrin e jashtëm dhe do të ishte munduar me mish e me shpirt për t’i zgjidhur këto kriza të rënda.
Kuptohet, përveç nëse i pëlqejnë dhe i ka krizat dhe pasigurinë (që sjellin varfëri e migrim) si qëllim dhe nuk dëshiron me i zgjidhë!
Në vend se, sikur secili njeri i pergjegjshem, me u angazhu sinqerisht për me gjetë zgjidhje kompromisi e me i shmang zgjedhjet tjera, shkon atje për 2-3 ditë edhe e len vendin tënd në pasiguri.
Në të njejtën kohë, ekonominë dhe çmimet i ke në zjarr e qiell tashmë, e bujku mezi 15 litra naftë po i qet traktorit me çmime gati 2 euro për litër. Ende kanë me u rrit cmimet, derisa qeveria nuk ndërmerr asnjë masë serioze për krizën.
Zgjidhje e vullnet për president? Jo!
Zgjidhje e vullnet apo seriozitet për çmime? Jo!
Zgjidhje për krizën e naftës? Jo! Aspak.
Zgjidhje për energji, e kemi pa se 3-4 herë po rritet cmimi? pra Jo!
Bashkëpunim me të tjerët për të mirën e Kosovës? Jo!
Kompromis e konsensus? Jo!
Demorkaci e meritokraci? Jo
Lista është e gjatë…
OK, shko në Londër e lirisht vazhdo edhe në Norvegji pastaj!
Me pas interes, kishe ndejt në vendin tënd që e ke në zjarr edhe kishe kry ndonjë punë të hajrit. Po nuk po don.
E këta që të votojnë, edhe më zi e meritojnë.
Pasi po ju durojnë, edhe më shumë varfëri dhe krizë pas krize vazhdo… Ekonominë dhe bizneset krejt gjunjëzoji… derisa Kosova bëhet si Kuba apo një vend tjetër komunist.
