Kosovë Lajme

Konjufca në KS të OKB’së: Serbia të ballafaqohet me realitetin, ta njohë Kosovën e mos ta mbajë peng gjithë rajonin

Kryediplomati Glauk Konjufca në Këshillin e Sigurimit të OKB’së i ka bërë thirrje Serbisë që të njohë pavarësinë e Kosovës dhe të mos e mbajë peng integrimin e rajonit në struktura euroatlantike.

“I bëjmë thirrje Serbisë që të ballafaqohet me realitetin e vet dhe ta njohë Kosovën si shtet i pavarur dhe sovran, duke mos e mbajtur peng gjithë shoqërinë e rajonin të një hegjemonie të tillë”.

“Jemi shtet paqedashës, asnjëherë s’kemi ndërhyrë në shtetet e tjera apo në politikat e tyre të brendshme. Përkundër agresionit të Serbisë dhe kërcënimeve të tyre hibride ndaj shoqërisë dhe institucioneve të saj, Kosova mbetet e gatshme të normalizojë marrëdhëniet e veta ndërshtetërore, fqinjësore. Megjithatë, pengesa ndaj paqes dhe normalizimit të marrëdhënieve mbetet Serbia që as nuk është e interesuar të normalizojë marrëdhëniet me Kosovën e as ti bashkohet BE-së. Ata përpiqen t’i mohojnë rajonit tonë stabilitetin e integrimin e plotë këtij rajoni në struktura euroatlantike”.