Kosovë Kronikë Policore Lajme

Ndahet nga jeta gazetarja e RTK-së, Shukran Nobërdali-Qyqalla

Është ndarë nga jeta gazetarja shumëvjeçare e RTK-së, Shukran Nobërdali-Qyqalla.

E ndjera vdiq sot, duke lënë pas një kontribut të çmuar në gazetarinë kosovare dhe në transmetuesin publik.

Shukran Nobërdali-Qyqalla ishte pjesë e RTK-së që nga themelimi i saj në vitin 1999, ku për vite me radhë ishte e angazhuar në redaksinë informative si gazetare. Ajo njihej gjithashtu si autore dhe udhëheqëse e emisionit shëndetësor “Medika”, të cilin e realizoi me përkushtim për më shumë se dy dekada.

Kolegët dhe bashkëpunëtorët e saj e vlerësojnë për profesionalizmin, përkushtimin dhe kontributin e vazhdueshëm në informimin publik.

Varrimi i saj bëhet nesër (e enjte) në orën 13:00, në varrezat e qytetit në Dragodan në Prishtinë.