Përfaqësuesit e Institutit INVES, Labinot Azemi dhe Orhan Nazifi, kanë ndarë mirënjohje për Komunën e Hanit të Elezit për kontributin e saj në luftën kundër bullizmit në shkolla dhe në shoqëri.
Ky vlerësim u konsiderua si një hap i rëndësishëm drejt krijimit të një mjedisi më të sigurt, gjithëpërfshirës dhe mbështetës për fëmijët dhe të rinjtë.
Gjatë këtij takimi u riafirmua përkushtimi i institucioneve përkatëse për të mbështetur iniciativa të ngjashme në të ardhmen, me theks të veçantë në shëndetin mendor, parandalimin e dhunës dhe forcimin e mirëqenies psiko-sociale në shkolla.
Bashkëpunimi institucional u theksua si element kyç për ndërtimin e një shoqërie më të shëndetshme dhe më të ndërgjegjshme.


