Një person është arrestuar pasditen e së martës në fshatin Shipol të Mitrovicës, nën dyshimin për veprën penale “armëmbajtje pa leje”.
Sipas raportit ditor të Policisë së Kosovës, në shtëpinë e të dyshuarit pas bastisjes janë gjetur dhe konfiskuar një armë e gjatë, 25 fishekë, një gëzhojë dhe 9 gramë substancë narkotike e llojit marihunë.
Siç bëhet e ditur në raport, i dyshuari po ashtu ka deklaruar se ka edhe një granatë dore në një shtëpi të pabanuar.
“Po ashtu i dyshuari ka deklaruar se në një shtëpi të pabanuar ka edhe një granatë dore për të cilën polica ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes deri sa njësiti i deminimit i PK-së, ka bërë tërheqjen e mjetit pa ndonjë incident. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin ditor të Policisë.
Raporti i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:
ARMËMBAJTJE PA LEJE
Fsh. Shipol, Mitrovicë Jug 07.04.2026 – 16:06. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë një bastisje në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar: një armë e gjatë, 25 fishekë, një gëzhojë dhe 9 gramë substancë narkotike marihuanë. Po ashtu i dyshuari ka deklaruar se në një shtëpi të pabanuar ka edhe një granatë dore për të cilën polica ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes deri sa njësiti i deminimit i PK-së, ka bërë tërheqjen e mjetit pa ndonjë incident. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
